Digjet vila e Bajqinovcit, deputeti i VV-së deklarohet për rastin

Lajme

Digjet vila e Bajqinovcit, deputeti i VV-së deklarohet për rastin

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 19:07
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka folur pas lajmit se është djegur vila e tij në Podujevë.

Ai ka thënë se vila është djegur komplet dhe se është rrugës bashkë me disa familjarë të tij.

“Është djegur komplet. Nuk ka mbetur asgjë. Unë jam rrugës dhe policia është para meje. Siç më kanë treguar dera e vilës ka qenë jashtë dhe nuk dihen shkaqet e zjarrit”, ka thënë Bajqinovci.

Ai ka thënë se këtë vilë e ka që prej vitit 2017 dhe se ka shkuar rregullisht me familjen.

“Brenda nuk ka pasur asgjë veç një frigorifer”, ka thënë Bajqinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat