U la i lirë një ditë pasi e pranoi sulmin, çfarë thotë Prokuroria e Lartë e Serbisë për Radojiçiq një vit pas Banjskës

Lajme

U la i lirë një ditë pasi e pranoi sulmin, çfarë thotë Prokuroria e Lartë e Serbisë për Radojiçiq një vit pas Banjskës

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 00:44
Milan Radoiçiq

Milan Radoiçiq u lirua një ditë pasi pranoi sulmin në Banjskë, ndërsa Prokuroria e Lartë Publikë në Serbi thotë se hetimet kundër tij janë duke vazhduar.

Në tetor të vitit 2023, Milan Radoiçiç u lirua nga paraburgimi në Beograd pas më pak se një dite dhe gjatë seancës dëgjimore në prokurori ai pranoi organizimin e sulmit, duke pretenduar në të njëjtën kohë se nuk besonte se kishte kryer një krim.

“Radoiçiçi e ka statusin e të dyshuarit.

Urdhri për hetimet e ngarkon atë se ka kryer tri vepra penale me persona të tjerë të panjohur: shoqërim për kryerjen e veprave kriminale, prodhim, mbajtje, dhe trafikim të paligjshëm të armëve të zjarrit dhe lëndëve shpërthyese dhe krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”. thuhet në përgjigjen e prokurorisë për Zërin e Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat