Vdes profesori i UP-së Dr. Ismail Hasani

Lajme

Vdes profesori i UP-së Dr. Ismail Hasani

Më: 30 gusht 2024 Në ora: 12:29
I ndjeri dr. Ismail Hasani

Ka vdekur profesori Ismail Hasani.

Ai ka qenë profesor në një grup lëndësh në Departamentin e Sociologjisë.

Krahas punës në Universitetin e Prishtinës, i ndjeri profesor Hasani ishte angazhuar edhe në Universitetin e Stavangerit në Norvegji dhe si bashkëpunëtor i jashtëm në Institutin për Studimin e Raporteve Ndëretnike në Universitetin “Leiden” në Holandë.

Profesor Hasani studimet themelore i ka kryer në Degën Filozofi – Sociologji në Universitetin e Prishtinës, pastaj ka magjistruar në Universitetin e Zagrebit në vitet ’80-a, kurse ka doktoruar në Shkup në vitet ’90-a.

Ka një mori botimesh, në mesin e të cilave dy libra që i përkasin fushës së raportit mes religjionit dhe identitetit kombëtar, në të cilat analizon raportet ndërmjet nacionales dhe religjiozes tek shqiptarët. Po ashtu ka një mori artikujsh shkencorë në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat