Behgjet Pacolli shihet me miliarderin e njohur

Lajme

Behgjet Pacolli shihet me miliarderin e njohur

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 00:13
Behgjet Pacolli dhe Jack Ma

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është parë me Jack Ma, miliarderin e njohur.

Në një fotografi, ata shihen duke diskutuar.

Ndryshe, Jack Ma, një ish mësues i gjuhës angleze, është bashkëthemelues i “Alibaba Group”, tashmë një prej dyqaneve më të mëdha online.

Image
Behgjet Pacolli dhe Jack Ma

Në vitin 2019, ai dha dorëheqje si drejtor ekzekutiv i “Alibaba”.

Sipas “Forbes”, aktualisht Jack Ma llogaritet të ketë një pasuri prej 25.6 miliardë dollarësh, duke u renditur kështu i 79-ti në listën e personave më të pasur në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat