Ka ndërruar jetë gjeneral Imri Ilazi, i njohur si Komandant Ferri.
Me rastin e vdekjes së tij, ka shkruar dhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.
Ilazi ishte patriot i shquar, që la mërgimin për t’i dalë zot atdheut në kohët më të vështira.
“Gjeneral Imri Ilazin do ta kujtojmë si patriot e intelektual, që nuk kurseu asgjë në shërbim të vendit – para, gjatë dhe pas luftës. Ngushëllimet më të thella familjes, bashkëluftëtarëve dhe miqve të Komandant Ferrit!”, ka shkruar Deliu-Kodra.