Haradinaj për vdekjen e Imri Ilazit: Do të kujtohet si një udhëheqës i patrembur, i ndershëm e njeri i fjalës

Lajme

Haradinaj për vdekjen e Imri Ilazit: Do të kujtohet si një udhëheqës i patrembur, i ndershëm e njeri i fjalës

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 12:08
Imri Ilazi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen e gjeneralit të luftës së UÇK-së dhe të FSK-së, Imri Ilazi, me rastin e vdekjes së tij.

Haradinaj tha se komandant “Ferri” do të kujtohet gjithmonë si një udhëheqës i patrembur, i ndershëm dhe njeri i fjalës.

“Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta e Gjeneralit të luftës së UÇK-së dhe të FSK-së, Imri Ilazi – Komandant “Ferri”. Ai ishte shembull i gjallë i guximit dhe përkushtimit të pakompromis për lirinë e vendit. Erdhi nga mërgimi dhe iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke shërbyer si Zëvendëskomandant në Zonën Operative të Nerodimes.

Ngushëllime të sinqerta familjes, bashkëluftëtarëve të afërmve dhe miqve të tij!”, ka shkruar i pari i AAK-së,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat