Ndahet nga jeta Prof.Dr. Liman Rushiti

Lajme

Ndahet nga jeta Prof.Dr. Liman Rushiti

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 11:55
Prof.Dr. Liman Rushiti

U nda nga jeta në moshën 82-vjeçare, Prof.Dr. Liman Rushiti. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur familja Rushiti.

“Të dashur familjarë, miq e dashamirë, me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se të dielën me 29 Shtator, në orët e vona të natës u nda nga jeta, në moshën 82 vjeçare, bashkëshorti, babai dhe gjyshi ynë, Prof.Dr. Liman Rushiti”, ka njoftuar familja.

Ceremonia e varrimit do të mbahet të mërkuren në fshatin e lindjes, Sazli (lagjia Ratkocer), komuna e Ferizajt, në orën 15:30. E pamja do të mbahet për 3 ditë në hotel Grand, nga data 03 tetor e Enjte, deri të Shtunën me 05 Tetor, nga ora 10.00 deri në orën 17.00.

Shënime për prof dr. Liman Rushiti

Profesor doktor Liman Rushiti u lind më 25 qershor të vitit 1942 në fshatin Sazli, komuna e Ferizajt, Kosovë.

Studioi për histori në Universitetin e Prishtinës. Diplomoi nëvitin 1967. Në vitin 1975 magjistroi me temën “Rregullimiterritorial dhe administrativ i Kosovës 1918-1941” nëUniversitetin e Prishtinës. Në po të njëjtin Universitet ai edhe mbrojti temën e doktoraturës “Lëvizja Kaçake në Kosovë 1918-1928”, më 25 janar 1980.

Profesor doktor Liman Rushiti ka botuar pesë libra si dhe ishte bashkautor i disa librave tjerë historik e enciklopedik dhe i disateksteve shkollore. Gjithashtu ishte pjesëmarrës në shumë kongrese dhe simpoziume në Prishtinë, Tiranë si dhe në shumë vende të ish-Jugosllavisë, si në Beograd, Zagreb, Sarajevë etj, si dhe autor i mbi 200 punimeve shkencore. Profesor doktor, Liman Rushiti, në vitin 1981, është avancuar në titullin e lartë shkencor, “Profesor Inordinar”, dhe në vitin 1987 është avancuar në titullin ”Profesor Ordinar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat