Narrativa për Banjskën ‘është ndërkombëtare, jo veç e Kosovës’: Eksperti kroat analizon thirrjen e kryeministrit serb

Lajme

Narrativa për Banjskën ‘është ndërkombëtare, jo veç e Kosovës’: Eksperti kroat analizon thirrjen e kryeministrit serb

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 12:11
Milan Radoiçiq

Kryekëput ruse në metodë – i.e ‘gjelbëroshë të vegjël’ sikurse në Krime – në Bansjkë të Zveçanit pati mësymje (para)ushtarake të udhëhequr nga Milan Radojçiq.

Evidencat që u siguruan më pas nga autoritetet ligjzbatuese dhe hetuese shpaluan një plan tentim-aneksimi të pjesës veriore të banuar me shumicë serbe të Kosovës.

Logjistika ishte e atillë që korrespodonte me magnitudën e planit përveç asaj që plani ishte edhe në letër e në harta që u zunë nga Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës ka kryer hetimin me kompetencë”, pati thënë ish-Zëvendës Asistent Sekretari i Shtetit, Gabriel Escobar, duke mos ia hequr asnjë germë kualifikimeve faktike të autoriteteve ligjzbatuese kosovare për Banjskën.

Ndërsa sa i përket lidhjeve të paraushtarakëve me shtetin serb, Escobar s’ishte lëshuar në konstatime të prera por veç se “ka pasur disa lidhje organizative dhe financiare”.

Trajnimet e këtij grupi u bënë në një nga fushat më të mëdha ushtarake të shtetit serb: në Pasuljski Livade; siç edhe u dëshmuan me pamje nga dronët e paraushtarakëve që u kapën nga policia kosovare.

Ministër i Mbrojtjes – përgjegjësi politik i Ushtrisë së Serbisë – asokohe ishte Millosh Vuçeviq, tash Kryeministër i Serbisë.

Hiç më larg se dje, ky i fundit iu drejtua serbëve “të mos pranojnë narrativën e Prishtinës” për sulmin paraushtarak dhe terrorist në Banjskë.

“Nuk duhet të kishte ndodhur”, tha nën zë Vuçeviq, duke provuar të minimizojë aktin që përbënte agresion ushtarak përmes mësymjes terroriste.

Për ekspertin kroat të çështjeve rajonale dhe kolumnistin e rregullt në “Al Jazeera Balkans”, Davor Gjenero, këtu s’ka të bëjë me “narrativë të Prishtinës, por narrativë ndërkombëtare”.

Në atë se infrastruktura, organizimi dhe logjistika shtetërore ishte e përfshirë në të, sipas Gjeneros, janë informacione që i posedon i tërë komuniteti perëndimor i sigurisë.

“Mendoj se ju në Kosovë as s’keni pse brengoseni rreth retorikës që vjen nga Begoradi rreth mosnjohjes së narrativës për Banjskën”.

“Nuk është kjo narrativë kosovare, por narrativë ndërkombëtare; dhe ka konsensus ndërkombëtar se akti i Banjskës ishte i organizuar nga shteti serb dhe ishte akt terrorizmi në tjetër shtet sovran”, tha Gjenero.

Që prej Banjskës, thotë Gjenero, Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “i ka ndërruar dramatikisht situatata” dhe qe detyruar të njohë shuml prej vendimieve të marra nga shteti kosovar.

E në rend të parë, “duke njohur situatën në veri”.

“Të gjitha këto informata që Kosova ka për trajnimet në Pasuljski Livade dhe mënyrat e tjera organizative, financuese dhe trajnimet e forcave paraushtarake të Serbisë që vepronin në Kosovës janë fakte të njohura për krejtë evorpianët dhe komunitetet perëndimore të sigurisë. Kosova s’ka pse të ketë problem për këtë”, tha Gjenero.

Mund të pritet që Serbia nuk do ta ekstradojë as Radojçiqin e as ndonjërin prej tyre paraushtarakëve në ndonjë shte ttjetër, e jo sidomos në Kosovë. Por kjo nuk do të thotë që Kosova nuk mund tëvazhdojë me veprime dënuese ndaj çka kanë bërë, dhe mendoj se këtu Kosova është në një pozitë shumë të mirë dhe stabile”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat