Lahi Brahimaj: Vdes Haki Berisha, bashkëluftëtar dhe mik i shtrenjtë

Lajme

Lahi Brahimaj: Vdes Haki Berisha, bashkëluftëtar dhe mik i shtrenjtë

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 14:34
Lahi Brahimaj dhe Haki Berisha

Sot, me pikëllim të thellë, ndaj me ju, lajmin e ndarjes nga jeta të Haki Berisha, bashkëluftëtar dhe mik i shtrenjtë.

Gjatë luftës Çlirimtare, Hakiu tregoi trimëri të jashtëzakonshme. Ai humbi njërin sy, gjatë luftimeve për çlirimin e Kosovës, e kisha fatin të jem afër tjj, e ta ndihmoj gjatë tërheqjes.

Pas çlirimit, ai vazhdoi betejën për një Kosovë më të mirë, si aktivist i përkushtuar i AAK-së.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, e martë 1 tetor, në fshatin Kpuz të Klinës.

Kujtimi i tij, do të jetojë përjetësisht në zemrat tona, si simbol i guximit, sakrificës dhe dashurisë së pakushtëzuar për atdheun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat