Sot, me pikëllim të thellë, ndaj me ju, lajmin e ndarjes nga jeta të Haki Berisha, bashkëluftëtar dhe mik i shtrenjtë.
Gjatë luftës Çlirimtare, Hakiu tregoi trimëri të jashtëzakonshme. Ai humbi njërin sy, gjatë luftimeve për çlirimin e Kosovës, e kisha fatin të jem afër tjj, e ta ndihmoj gjatë tërheqjes.
Pas çlirimit, ai vazhdoi betejën për një Kosovë më të mirë, si aktivist i përkushtuar i AAK-së.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, e martë 1 tetor, në fshatin Kpuz të Klinës.
Kujtimi i tij, do të jetojë përjetësisht në zemrat tona, si simbol i guximit, sakrificës dhe dashurisë së pakushtëzuar për atdheun.