Debati për “Europianin” Shqipëri-Serbi, Zeka: Në Kosovë dëgjojnë muzikë serbe, 15 veta ishin në varrimin e Afrim Bunjakut

Lajme

Debati për “Europianin” Shqipëri-Serbi, Zeka: Në Kosovë dëgjojnë muzikë serbe, 15 veta ishin në varrimin e Afrim Bunjakut

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 16:43
Xhevdet Zekaj

Shqipëria dhe Serbia janë kandidatët kryesorë për të qenë bashkë organizatore të Europianit U21 për vitin 2027-të. Por kjo nismë ka shkaktuar debat të fortë në rrjetet sociale, ku të shumtë janë zërat që Shqipëria nuk duhet të pranojë bashkëpunim me Serbinë ani pse në mes është Kosova.

Kjo temë ka shkaktuar debat edhe në “Studio Sport”, ku të ftuar ishin Artur Çobani, Xhevdet Zekaj, Erjon Xhafa dhe Luan Pinari.

Ndërsa analisti sportiv Xhevdet Zekaj, tha se kosovarët dëgjojnë muzikë serbe, 15 veta ishin në varrimin e Afrim Bunjakut.

“Unë nuk e shoh si marrëveshje të Shqipërisë me Serbinë por një vendim që e merr UEFA për paqe dhe stabilitet. Ne jemi 110 vjet aps pas botës. Në Luftën I Botërore ushtarët gjermanë dhe anglezë festuan me njëri-tjetrin duke luajtur, të nesërmen vranë njëri tjetrin. Kosova që ndgirhet zëri sot bën import nga Serbia 500 milionë euro në vit, çfarë quhet kjo, tradhti. Kosova këndon në lokalet e veta këngë Serbe. Tifozët nuk mund të përcaktojnë fatin e ndeshjeve. Nga ky patriotizëm fals, 15 veta ishin në varrimin e Afrim Bunjakut, asnjë demomstratë nuk u bë kund. I vetmi njeri që mundi Serbinë është Armando Duka. E fundit fare ata blejnë miell të helmuar dhe nuk mërziten, çfarë është ky patriotizëm falso”, ka deklaruar Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat