Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e profesorit gjilanas, Irfan Shaqiri

Lajme

Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e profesorit gjilanas, Irfan Shaqiri

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 14:32
Irfan Shaqiri.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të veprimtarit të kahershëm të çështjes kombëtare, ish-të burgosurit politik, aktivistit dhe bashkëpunëtorit të devotshëm, kryetarit të Shoqatës “Miqtë e TMK-së”, profesorit gjilanas, Irfan Shaqiri.

“Kisha nderin ta njoh nga afër profesorin e nderuar. Njeri i qetë, i edukuar, këshillues i mirë e me ide të artikuluara.

Dashuria për atdheun dhe sfidat në shërbim të tij, e bënin profesor Irfanin të veçantë”.

“Ngushëllime familjes Shaqiri, kolegëve dhe gjithë atyre që e njohën në çfarëdo rrethane profesorin. Irfani u prehtë në paqe!”, ka thënë Haradinaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat