Enkela Koci, vajza e veteranit, i është drejtuar me një kërkesë urgjente ndaj institucioneve të vendit.
Ajo ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë, që të mundësojnë importimin e një ilaçi për trajtimin e sëmundjes së tij.
Ilaçi Pembrolizumab, sipas saj, nëse dikush e blen dhe e fut në Kosovë, është e paligjshme.
Për këtë ilaç çmimi sillet deri në 8 mijë euro.
“Ju lutna, mos i dëshironi vdekjen babës tim e askujt tjetër. Ilaçin e kanë dhe nuk po e japin, duhet ilegalisht të blihet tetë mijë euro”, ka thënë ajo.