Motoçiklisti goditi këmbësorin – Si ndodhi deri te aksidenti?

Lajme

Motoçiklisti goditi këmbësorin – Si ndodhi deri te aksidenti?

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 22:06
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së hënës në qytetin e Lipjanit. Një motoçiklist ka goditur një këmbësor dhe i njëjti ka pësuar lëndime të rënda trupore. Rastin e ka raportuar Policia e Kosovës. Ndjekim kronikën.

Shenjat janë në rrugë.

Mesditën e së hënës, një motoçiklist ka goditur një këmbësor.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan.

Vozitësi i motoçikletës është dërguar në mbajtje.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë e ka goditur këmbësorin viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Televizioni ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga QKUK, mirëpo të njëjtit nuk pranuan të flasin për rastin në fjalë.

Gjatë muajit shtator të këtij viti duke krahasuar me vitin 2023, ka rezultuar ulje në të gjitha llojet e aksidenteve rrugore.

Aksidentet fatale gjatë këtij muaji kanë qenë dy ndërsa shtatorin e kaluar ishin 11.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat