Vendos gjykata: 50 punëtorë pritet të paguhen nga MSH për Covid-19

Lajme

Vendos gjykata: 50 punëtorë pritet të paguhen nga MSH për Covid-19

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 16:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka njoftuar se kanë fituar kontestin gjyqësor me Ministrinë e Shëndetësisë.

Ai ka njoftuar se 50 punëtorë pritet të kompensohen për pagesat e Covid-19.

“Sindikata e cila flet shumë, punonë shumë , ka pranuar Aktgjykimet nga Gjykata Themelore në Prishtinë për 50 punëtorë ku ne kemi fituar kontestin nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me pagesat e covid 19 .

Shumë shpejt shpresojmë që këto mjete do të barten në llogarinë e secilit punëtorë. Organizimi e qanë edhe gurin”, shkroi ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat