Së shpejti pritet të fillojë fertilizimi in vitro në institucionet publike të Kosovës.
Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, e cila ka njoftuar se ministri sapo e ka nënshkruar përditësimin më të ri të Listës të Produkteve Mjekësore, në të cilin janë futur produktet e nevojshme për procedurën e fertilizimit in-vitro sipas protokoleve referente.
Njoftimi i plotë:
Së shpejti fertilizimi in vitro në institucionet publike
Sapo e kam nënshkruar përditësimin më të ri të Listës të Produkteve Mjekësore, në të cilin janë futur produktet e nevojshme për procedurën e fertilizimit in-vitro sipas protokoleve referente.
Këto produkte së shpejti do të sigurohen falas për qytetarët nga ana e shtetit.
Deri më tani për të njejtat produkte qytetarët tanë kanë shpenzuar 1000-1500 euro në sektorin privat.
Një falenderim i veçantë për klinikën e Gjinekologjisë, Shërbimin Spitalor dhe Klinik Unversitar të Kosovës, barnatores qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Komitetit Kyç për anagazhimin profesional që këto produkte të futen në Listën e Produkteve Mjekësore.
Futja e këtyre produkteve në Listën e Produkteve Mjekësore është parakusht për të ofruar shërbimin e fertilizimit in-vitro për të cilin qytetarët tanë deri më tani kanë shpenzuar me mijëra euro.
Së shpejti kjo procedurë do të mund të realizohet në institucionet publike shëndetësore.