Dyshohet për shkëmbim me armë zjarri në Gojbulë të Vushtrrisë

Lajme

Dyshohet për shkëmbim me armë zjarri në Gojbulë të Vushtrrisë

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 16:35
Policia e Kosovës

Një shkëmbim me armë zjarri dyshohet se ka ndodhur në fshatin Gojbulë të komunës së Vushtrrisë.

Në vendngjarje shihen njësitet policor që po merren me sqarimin e rrethanave të rastit.

Mësohet se shkëmbimi ka ardhur pas një kontesti pronësor në mes të palëve të përfshira.

Në këtë shkëmbim zjarri të dyja palët e përfshira janë të nacionalitetit shqiptar, ndërsa jem në pritje të konfirmimit zyrtarë nëse ka të lënduar nga ky rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat