​Përurohet Klinika e Ortopedisë, Vitia: Investimet ndikojnë në zvogëlimin e listës për pritje

Lajme

​Përurohet Klinika e Ortopedisë, Vitia: Investimet ndikojnë në zvogëlimin e listës për pritje

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 12:37
Arben Vitia

Është përuruar sot Klinika e re e Ortopedisë për të cilën ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se është klinikë moderne me gjithsej 40 shtretër.

Sipas ministrit Vitia ky investim dhe të tjerat investime që po bëhen në spitalet regjionale do të ndikojnë të zvogëlohet lista e pritjes për pacientë.

Ministri Vitia tha se kostoja për ndërtimin e kësaj klinike është 2.8 milionë euro.

Ndërsa, drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Xhavid Gashi u shpreh se nga java e ardhshme do të bëhet e zhvendosja e pacientëve nga hapësirat e vjetra në këto të rejat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat