Gjuriq: Vuajtjet e komunitetit serbë në Kosovë janë të mëdha

Lajme

Gjuriq: Vuajtjet e komunitetit serbë në Kosovë janë të mëdha

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 15:07
Marko Gjuriq

Ministri i jashtëm serb, Marko Gjuriq, ka pretenduar se “vuajtjet e komunitetit serbë në Kosovë janë të mëdha”, duke thënë se ai nuk është optimist dhe se mendon se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  gjithmonë do të kërkojë mënyra për t’ua vështirësuar jetën serbëve.

Ai ka thënë se çdo takim e shfrytëzon për t’ua shpjeguar bashkëbiseduesve nga vendet tjera situatën në Kosovë, gjegjësisht “çka po përjetojnë serbët që jetojnë atje”.

“Secili nga bashkëbiseduesit e mi ka dëgjuar për Kllokotin, Pasjanin dhe veriun e Kosovës. Ata dinë edhe për veprimet e njëanshme, të pakoordinuara të regjimit të Kurtit. Ne kërkojmë që serbët të lejohen të kthehen kolektivisht në Kosovë. Kjo do të thotë se ata mund të emërojnë komandantin e tyre rajonal të Policisë së Kosovës dhe që gjyqtarët dhe prokurorët serbë, të cilët janë gati 200, të marrin pozitat e tyre në sistem”, ka thënë Gjuriq, duke mos përmendur se ata i kanë braktisur po ato pozita me urdhër të liderit të tij suprem, Vuçiqit.

Sipas tij, Beogradi udhëheq një politikë “të mençur dhe nuk reagon me nxitim ndaj provokimeve të Prishtinës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat