Policia e Kosovës shpall në kërkim tre shtetas të Shqipërisë

Lajme

Policia e Kosovës shpall në kërkim tre shtetas të Shqipërisë

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 16:56
Të dyshuarit

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tre shtetasve nga Shqipëria, të cilët janë në kërkim si të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale të lidhura me narkotikët.

Të dyshuarit janë:

Engjellush Ibrahimi, i lindur më 04.08.1985, nga fshati Pojan.

Erion Etemaj, i lindur më 20.01.1990, nga fshati Shushicë.

Eldi Mykaj, i lindur më 06.12.1997, nga fshati Ballsh.

Policia bën thirrje për bashkëpunim nga qytetarët që posedojnë informata për vendndodhjen e të dyshuarve. Informacionet mund të raportohen në stacionin policor më të afërt ose përmes numrave të telefonit: 192 ose 038 550 999, si dhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose e-mailit [email protected].

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat