Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Lajme

Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 15:06
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe Jonathan Hargreaves.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka kaluar ditën sot duke ecur në malet e Sharrit, më saktësisht tek maja e Kobilicës

Ai ka postuar disa fotografi në platformën “X”, ka ka njoftuar se ka qenë i shoqëruar nga disa alpinistë dhe po ashtu nga ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves.

Në postim ai ka shkruar se lartësia ka qenë 2.528 metra.

Ndryshe, maja Kobilicës shtrihet në vargmalin e Maleve të Sharrit, lartësia e saj është 2528m, kjo maje ndodhet në pjesën qendrore të Sharrit që formon kufirin midis Kosovës dhe Maqedonisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat