Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën Gjilan – Prishtinë, ku një veturë ka rënë në Liqenin e Badocit dhe si pasojë tre persona kanë humbur jetën.
Aksidenti ka ndodhur pasi vetura me të cilën udhëtonin tashmë viktimat, ka rënë në Liqenin e Badocit.
Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, tha zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.

Tashmë janë publikuara edhe pamjet nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti tragjik.
Media ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet një barkë e kërkim/shpëtuesve teksa kërkojnë nxjerrjen e trupave të të askidentuarve me fatalitet.

