Dyshohet se kanosi dy zyrtarë policorë, arrestohet dhe suspendohet polici në Fushë Kosovë

Lajme

Dyshohet se kanosi dy zyrtarë policorë, arrestohet dhe suspendohet polici në Fushë Kosovë

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

IPK ka njoftuar se dje është arrestuar një zyrtar policor në Fushë Kosovë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosje”.

Ai dyshohet se i ka kanosur dy zyrtarë policorë tjerë.

“Inspektorati Policor kishte pranuar informacione nga Policia e Kosovës se ky zyrtar policor (zyrtar i njësisë për mbrojtje të afërt i cili ishte jashtë detyrës zyrtare) dyshohet se ka kanosur dy zyrtarë policorë  të kanë qenë në detyrë.”

IPK thotë se dyshohet që kanosja ka ndodhur  pas një mosmarrëveshje në komunikacionin rrugor në rrugën “Dardania”, në kryqëzim me rrugën “Hajrullah Zymi”, pranë shkollës “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë.

Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë  kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor  i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar. Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat