Hamza me qytetarë në Kalanë e Vushtrisë, flet për mirëqenie, paga më të larta, ekonomi e shëndetësi më të zhvilluar

Lajme

Hamza me qytetarë në Kalanë e Vushtrisë, flet për mirëqenie, paga më të larta, ekonomi e shëndetësi më të zhvilluar

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 20:17
Bedri Hamza

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka vizituar sot Vushtrrinë, ku qëndroi në Kalanë e këtij qyteti dhe takoi mësimdhënës, ndërmarrës, student dhe njerëz të artit e kulturës të kësaj komune.

Hamza përmes disa fotografive të postuara në Facebook tha se qytetarët meritojnë paga më të larta, ekonomi më të zhvilluar, shëndetësië më të mirë dhe arsim më cilësor.

Postimi:

Pasdite e mirë në Kalanë e Vushtrrisë, me bashkëbiseda të sinqerta me mësimdhënës, ndërmarrës, studentë dhe njerëz të artit e kulturës të kësaj komune.

Beteja jonë është me problemet e qytetarëve, të cilët meritojnë mirëqenie më dinjitoze, paga më të larta, ekonomi më të zhvilluar, shëndetësi më të mirë dhe arsim më cilësor. Ne do të vazhdojmë të flasim dhe punojmë vetëm për atë që ka rëndësi për qytetarët dhe vendin tonë.

Kosova është shtëpia jonë e përbashkët dhe me përkushtim e punë do ta bëjmë më të mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat