Rrogën e FSK’së në shesh me dalë me shit fara e nxjerri”, revoltohet ushtari që braktisi ushtrinë e Kosovës

Lajme

Rrogën e FSK’së në shesh me dalë me shit fara e nxjerri”, revoltohet ushtari që braktisi ushtrinë e Kosovës

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 19:10
Besim Xhafa

Përgjatë dy viteve 251 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë dorëhequr nga FSK-ja, teksa gjatë këtij viti rreth 2.6%.

Ish pjesëtari i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Besim Xhafa ka thënë se paga e një ushtari mund të fitohet duke shitur fara në shesh.

“Unë FSK’në nuk e kam lënë me dëshirë as nuk e kam lënë për një vend të punës më të mirë, as për rrogë, nuk kam nejtë në FSK 11 vite për rrogë se rrogat kanë qenë edhe më të vogla më heret edhe se lanë këtë rrogë të FSK’së sot me dal në shesh me shit fara e nxjerrë një pjesëtar, 90% e pjestarëve veç se e dojnë uniformën e mbajnë neser me ardh puna prap e veshi e kamë në dollap se as baba e babëgjyshi nuk e kemi mbajt për pare”.

Më tutje ai ka thënë se ka raste kur ushtarët detyrohen ti rregullojnë makinat me para të tyre.

“Sa i përket çështjes për uniforma nuk na ka ra me ble por çizme po, ka pas pjestarë që kanë dhanë pare të veta për me ndreq një automjet të FSK-së”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat