Ky është Sahit Sahitaj, i ndjeri që u godit për vdekje sot në Klinë

Lajme

Ky është Sahit Sahitaj, i ndjeri që u godit për vdekje sot në Klinë

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 00:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sonte në fshatin Jashanicë të Klinës.

Viktima është Sahit Sahitaj, 82 vjeçar.

Ai ishte goditur për vdekje nga një veturë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 19:05 dhe se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e e ngjarjes.

“ Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:05. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Hetuesit e trafikut dhe njësitet tjera relevante po e bëjnë vendshiqimin dhe janë duke i kryer hetimet për të parë se si ka ardhur deri tek ky aksident”, theksoi Gashi.

Image
Sahit Sahita

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat