Mustafë Bajrami me fjalë të mëdha për Pal Lekajn: Jeni shqiptar i vërtetë dhe ia doni të mirën këtij populli

Lajme

Mustafë Bajrami me fjalë të mëdha për Pal Lekajn: Jeni shqiptar i vërtetë dhe ia doni të mirën këtij populli

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 17:28
Mustafë Bajrami, Pal Lekaj

Teologu Mustafë Bajrami përmes një postomi në Facebook ka treguar se e kishte votuar Pal Lekajn e AKK-së në zgjedhjet e kaluara. Mirëpo, përmes një postimi në Facebook ai ia ka premtuar sërish votën publikisht.

“Megjithëqë asnjëherë nuk jemi takuar qoftë edhe për një kafe, në zgjedhjet e vitit 2017 unë personalisht dhe një numër jo i vogël i njerëzve që më kanë dëgjuar ju kemi dhënë votën pa hezituar fare. Atë vendim e pata marrë me rekomandim të një miku tonë të përbashkët, i cili ju vlerëson për shqiptar i vërtetë që je, siç unë e vlerësoj atë mik për të njëjtën arsye si dhe për karakterin burrnor që ka”, ka shkruar ai.

Ky është postomi i plotë i Bajramit:

I nderuari Z. Pal Lekaj, ish-Ministër në Qeverinë e Kosovës!

E dëgjova me vëmendje pjesën e intervistës suaj dhënë T7, ku po flisnit për fenë dhe konvertimet. Më bëri përshtypje qasja juaj tejet konstruktive prandaj edhe më obligoi moralisht të ju drejtohem me këta pak rreshta:

Megjithëqë asnjëherë nuk jemi takuar qoftë edhe për një kafe, në zgjedhjet e vitit 2017 unë personalisht dhe një numër jo i vogël i njerëzve që më kanë dëgjuar ju kemi dhënë votën pa hezituar fare. Atë vendim e pata marrë me rekomandim të një miku tonë të përbashkët, i cili ju vlerëson për shqiptar i vërtetë që je, siç unë e vlerësoj atë mik për të njëjtën arsye si dhe për karakterin burrnor që ka.

Prandaj, sot e shpalosi botërisht duke ju bërë hallall votën time si dhe ato që i pata siguruar në rrethin tim dhe nga miqtë e mi. Po ndjehem mirë që kam vepruar atëbotë ashtu, siç u ndjeva tepër mirë nga ajo që dëgjova sot në intervistën tuaj. Ju në atë intervistë kishit folur me gjuhën e një njeriu të pjekur dhe të një shqiptari i vërtetë që ia do të mirën këtij populli e këtij vendi.

Uratë tek Zoti për shëndetin tuaj dhe të familjes suaj!

Me respekt; Mustafë Bajrami

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat