Hajdari: Mashtrimet perfide janë streha e Kurtit, kur dështimet e marritë po e mbulojnë

Lajme

Hajdari: Mashtrimet perfide janë streha e Kurtit, kur dështimet e marritë po e mbulojnë

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 18:27
Petrit Hajdari

Anëtari i Kryesisë së “Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Hajdari ka reaguar pas bisedës së shefes së Grupit Parlamentar të “Vetëvendosjes”, Mimoza Kusari-Lila me kryekriminelin Milan Radojiçiq.

Hajdari në rrjetin e tij social “Facebook” ka shkruar se Qeveria pasi s’ka kah t’ia mbajë pas përgjimeve, për t’i hedhur hi syve qytetarëve po tenton t’i ngritë pensionet e veteranëve.

Ai thotë se pushteti aktual po luan edhe me veteranët e UCK-së, ku sipas tij, këta të fundit nuk duhët të mashtrohen nga Qeveria.

“Tani që qeveria u zbulua krejt e s’ka nga t’ia mbajë, po diskutohet edhe rritja potenciale e pensioneve të veteranëve për t’i hedhur hi syve publikut. Veteranët nuk duhet të mashtrohen dhe nuk do të mashtrohen. Përfitimi i tanipërtanishëm material nuk e mbulon dot turpin shumëvjeçar të kësaj qeverie ndaj veteranëve”, ka shkruar Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat