A do të ketë protesta nga veteranët e UÇK-së?

Lajme

A do të ketë protesta nga veteranët e UÇK-së?

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 09:36
Veteranët e UÇK-së

Dje në media është publikuar një përgjim ku protagonistë janë Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të VV-së dhe Milan Radojeçiq, i akuzuari kryesor për sulmin i cili ndodhi vitin e kaluar në Banjskë.

Në incizimet e publikuar në media, dëgjohet derisa Kusari-Lila koordinohet me Radojeçiqin rreth ligjit për pagën e veteranëve të UÇK-së dhe koordinime tjera.

E këto incizime kanë ngjallur reagime dhe zëmrim të madh tëk veteranët e UÇK-së por edhe tek familjet e dëshmorëve.

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari thotë se janë të zhgënjyer dhe të shqetësuar pas publikimit të incizimit ku dëgjohet derisa flet shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari me Milan Radojeçiqin, tani të akuzuarin kryesor për sulmin në Banjskë i cili ndodhi vitin e kaluar.

”Ne jemi të zhgënjyer, jemi të shqetësuar me ndodhë në vendin tonë këto gjëra, me Listën Serbe, me kriminelët me goditë luftën e UÇK-së, familjet e dëshmorëve, me gjithatë ne si organizata jemi duke biseduar se çka do të bëjmë’’ thotë Jashari.

Jashari thotë se po të ishte kryeministri Albin Kurti si duhej, do të duhej ta shkarkonte nga pozita Mimoza Kusarin.

‘’Po të kishte vendi kryeministër do të duhej ta shkarkonte një anëtare, këtë rast Kusari-Lilën, por kjo është bërë edhe me dijen e Kurtit. Të shohim si po rrjedhin gjërat, po besoj se do ju njoftojmë me kohë ndaj kësaj bisede’’ thotë ai.

‘’Nuk muj me të thanë a ka protesta, po besoj që të hanën do kemi një takim dhe do të dalim në opinion me qendrimet tona’’ tha ai.

U.D i kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, tha se nuk ka specifikuar për hapat e më tutjeshëm, pas publikimit të incizimit ku dëgjohet derisa flet shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari me Milan Radojeçiqin, tani të akuzuarin kryesor për sulmin në Banjskë i cili ndodhi vitin e kaluar.

‘’E keni statusin në Facebook, jam në takim e s’mundem me u përgjigj’’ tha shkurt Klinaku duke mos dhënë më shumë detaje.

Ndryshe, Klinaku dje përmes një postimi në Facebook tha se pushteti i Kurtit ka qenë në koordinim me Listën Serbe kundër veteranëve të UÇK-së.

‘’Se pushteti ka qenë i koordinuar me listën serbe kundër veteranëve të luftës së UÇK’së, e kemi thënë edhe atëherë kur kemi protestuar në oborr të Kuvendit të Kosovës, duke u bazuar se lista serbe vetëm ka votuar kundër veteranëve e mëpastaj e ka lëshuar sallën’’ tha ai.

Klinaku ka shkruar se kjo është dëshmuar vahzdimisht koordinimi mes pushtetit actual dhe Milan Radojeçiqit kundër interesave të veteranëve.

‘’Është dëshmuar më herët dhe po dëshmohet vazhdimisht me përgjime, koordinimi i këtij pushteti me listën serbe dhe kriminelin Milan Radoiçiq, kundër interesave të veteranëve’’ ka thënë Klinaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat