Ish-diplomati serb: Së shpejti Turqia do të distancohet nga Kosova

Lajme

Ish-diplomati serb: Së shpejti Turqia do të distancohet nga Kosova

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 12:51
Vlladisllav Jovanoviq

Ish-diplomati serb dhe bashkëpunëtori i ngushtë i kriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviq, Vlladisllav Jovanoviq ka thënë për televizionin publik serb RTS, se Turqia ka ndikim në Ballkan dhe Lindjen e Mesme, por edhe në Rusi dhe se “është shumë e rëndësishme që Serbia të ketë kontakte të mira me një vend të tillë”.

“Sa i përket bashkëpunimit ushtarak, edhe pse Beogradi “i zë për të madhe” Ankarasë për njohjen e Kosovës dhe furnizimin e saj me armatim, ky nuk duhet të jetë faktor kufizues për bashkëpunim, sepse duke zhvilluar bashkëpunimin në këtë front, ata do t’i zhvlerësojnë këto veprime drejt Kosovës”.

Pavarësisht lidhjeve historike të Turqisë me shqiptarët, ish shefi i diplomacisë pretendon se “edhe Turqia edhe SHBA do ta kuptojnë se bashkëpunimi me Serbinë është më i rëndësishëm për ata”.

“Bekimi i Serbisë nuk do të arrijë kurrë kur bëhet fjalë për pavarësinë e Kosovës, dhe SHBA do të fillojnë ta kuptojnë këtë me kalimin e kohës. Më mirë të mbash më të madhin sesa të këmbëngulësh për të voglin”, ka vazhduar Jovanoviqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat