Parashikimi i motit për vikend

Lajme

Parashikimi i motit për vikend

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Mbi vendin tonë gjatë dy ditëve të fundit të kësaj jave do të merr mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16 deri 20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-3 metër për sekondë.

Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte stabile të motit, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat