Ky është polici i Kosovës që u ndalua nga Serbia në Merdarë

Lajme

Ky është polici i Kosovës që u ndalua nga Serbia në Merdarë

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Autoritetet e Serbisë sot e kanë ndaluar një pjesëtar të Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Merdarë.

Sipas informacioneve të para, polici i ndaluar nga Serbia është pjesëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH), i cili në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Media mëson se polici i ndaluar nga autoritetet serbe në Merdarë është Lumni Berisha.

Aktualisht nuk dihet arsyeja e ndalimit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat