Deputeti Igor Simiq i ka ndihmuar dhe dërguar në spital ish-kryetarin e 'Listës serbe', tashmë deputet në Parlamentin e Serbisë, Goran Rakiq, duke e shoqëruar pothuajse gjatë tërë kohës sa ka qëndruar në spital.
Ndërsa, dy hetues të policisë i kanë shkuar në banesë Rakiqit duke i rekomanduar që të kthehet në spital dhe të bashkëpunojë në lidhje me rastin
“Të dyja këto kërkesa ai i ka refuzuar”, tha njëri nga burimet e KP.
Ish-kryetari i 'Listës serbe', Goran Rakiq, është rrahur mbrëmë brutalisht nga disa persona që dyshohet të jenë të 'Civilna Zastita-s', bëjnë të ditur burime të sigurta.