​Igor Simiq e dërgoi në spital pas sulmit Goran Rakiqin

Lajme

​Igor Simiq e dërgoi në spital pas sulmit Goran Rakiqin

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 15:31
Deputeti Igor Simiq

Deputeti Igor Simiq i ka ndihmuar dhe dërguar në spital ish-kryetarin e 'Listës serbe', tashmë deputet në Parlamentin e Serbisë, Goran Rakiq, duke e shoqëruar pothuajse gjatë tërë kohës sa ka qëndruar në spital.

Ndërsa, dy hetues të policisë i kanë shkuar në banesë Rakiqit duke i rekomanduar që të kthehet në spital dhe të bashkëpunojë në lidhje me rastin

“Të dyja këto kërkesa ai i ka refuzuar”, tha njëri nga burimet e KP.

Ish-kryetari i 'Listës serbe', Goran Rakiq, është rrahur mbrëmë brutalisht nga disa persona që dyshohet të jenë të 'Civilna Zastita-s', bëjnë të ditur burime të sigurta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat