Vdiq aksidentalisht ish-ushtari i UÇK-së, Isuf Tahirsylaj

Lajme

Vdiq aksidentalisht ish-ushtari i UÇK-së, Isuf Tahirsylaj

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 08:55
Isuf Tahirsylaj

Ka vdekur aksidentalisht ish-ushtari i UÇK-së, Isuf Tahirsylaj nga Isniqi i Deçanit.

Kështu ka bërë të ditur faqja “Fshati Isniq” në ‘Facebook’. Ai në këtë postim është kujtuar si ish-pjesëtar i UÇK’së dhe me vlera të larta njerëzore.

“Sot aksidentalisht ka ndrruar jetë Isuf Tahirsylaj nga Isniqi! Në këto momente dhimbje e pikëllimi ju shprehim ngushëllimet me të sinqerta familjes Tahirsylaj, miqëve, kolegëve dhe gjithë bashkëvendasve!

Zoti ua dergoftë forcen ta përballojnë dhimbjen! I përjetshem dhe i paharruar kujtimi për Isuf Tahirsylaj. Isufi do të kujtohet gjithmonë për kontributin e madh që dha për liri, si pjestar i UÇK-së, pashtu si një burrë i përkushtuar në punë, si familjarë i mir, si humanist, shok e mik i çmuar! Zoti e mëshiroftë me Xhenet”, thuhet tutje në njoftimin e kësaj faqeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat