Abdullahu: “Ura për serbët e Kosovës” u hap

Lajme

Abdullahu: “Ura për serbët e Kosovës” u hap

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 15:17
Faton Abdullahu

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka thënë se ura për serbët e Kosovës u hap, derisa ka përmendur faktin se që nga sot ata mund të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së, me pasaporta serbe.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo është shkelje e sovranitetit të Kosovës në raport me BE-në.

Ai po ashtu ka thënë se Qeveria në anën tjetër dëshiron hapjen e urës së Ibrit, që pavarësisht nëse e hap ose jo, për të me rëndësi është që të marrë vota nga militantët.

Postimi:

URA PËR SERBËT E KOSOVËS’’ u hap

Serbia dhe BE-ja bashkë kanë hapur një ‘’URË PËR SERBËT’’ e Kosovës që të mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian. Kjo është mundësuar me njohjen e pasaportave të cilat nga ana e jonë konsiderohen ilegale.

• Çfarë do të thotë kjo për sovranitetin e Kosovës në raport me BE-në ? Shkelje e saj .

• Kjo mund të nxit edhe iniciativa tjera - Beograd plus Bruksel -për ta anashkaluar Prishtinën

• Kjo trimëron serbët që të vazhdojnë me refuzim të Prishtinës zyrtare me shpresën se shumë të drejta mund t’i arrijnë në Bruksel.

• Kjo gjithashtu e trimëron Serbinë që të jetë edhe më e vrazhdë kundër nesh me shpresë se kjo konsekuencë ju sjell përfitime.

• Kjo gjithashtu e bënë një pjesë të mendësisë politike tek ne, sidomos qeveritare, që për çdo dështim ta fajësojnë Brukselin.

Përkundër të gjithave Qeveria Kurti ja ka m'sy me hap urën e Ibrit. Nuk është me rëndësi a mundet a s’mundet, nuk është me rëndësi a i sjell kjo dobi Kosovës apo jo, me rëndësi është që të duket mirë para militantëve dhe t’i sjell vota sot për nesër.

K'ta kanë pajtu me marre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat