Bogdanoviq flet pas rrahjes së Rakiqit: Fillimi i qërimit të hesapeve mes strukturave kriminale

Lajme

Bogdanoviq flet pas rrahjes së Rakiqit: Fillimi i qërimit të hesapeve mes strukturave kriminale

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 14:23
Boban Bogdanoviq

Politikani serb, Boban Bogdanoviq, ka folur për rrahjen e ish-liderit të Listës Serbe, Goran Rakiqit, që ndodhi dy ditë më parë.

Bogdanoviq në një intervistë ekskluzive në “Kosova Today” tha se ajo që po ndodh tash me Listën Serbe dhe në veri të vendit, është veç fillimi i qërimit të hesapeve të strukturave kriminale.

“Ajo që po ndodh tash me Listën Serbe dhe konkretisht në veri të Kosovës, është fillimi i qërimit të hesapeve të strukturave kriminale e terroriste që veprojnë ende, duke marrë parasysh edhe situatën e para dy ditëve ku Rakiqi është rrahur, për shkak të mos plotësimit të premtimeve, përkatësisht të borxheve që i ka ndaj terroristit Radoiçiq”, tha Bogdanoviq.

Më tej, Bogdanoviq ka folur edhe për politikanin tjetër serb, Alleksandar Aresenijeviqin, i cili sipas tij, partia të cilën ai e udhëheq, “Demokracia e Re”, është nën kontrollin e Beogradit.

“Për mua është simptomatike dhe mjaft e rrezikshme, sepse është paraqitur një strukturë e re politike nën kontrollin e Beogradit, që këtu është lideri i vetëquajtur i “Demokracia e Re”, Arsenijeviq, që me narrativen e tij provokon dhe nxit konflikte të reja”.

“Absolutisht, shikoni sjelljen dhe narrativen e tij. Këtë njëri, që para se gjithash është i paarsimuar, që bën përpjekje të mëdha mentale që ta thotë një fjali me kuptim”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat