Kusari-Lila feston ditëlindjen, djali e befason në zyrë

Lajme

Kusari-Lila feston ditëlindjen, djali e befason në zyrë

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 14:35
Mimoza Kusari-Lila me djalin e saj

Shefja e grupit parlamentar e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila feston sot ditëlindjen.

Ajo sot mbush plot 49 vjet.

Nëpërmjet dy fotografive të postuara në Facebook, shihet se djali i saj e ka surprizuar në vendin e punës duke i dërguar një buqetë me lule.

Image
Mimoza Kusari-Lila me djalin e saj

“Për t’festuar edhe shumë tjera me zemrën plot, ju dërgoj falenderimet e mia nga dita ime”, shkroi Kusari-Lila në Facebook.

Ndërkohë në Kuvendin e Kosovës po mbahet seancë nga opozita, në të cilën Lëvizja Vetëvendosje nuk po merr pjesë. Njëjtë ka ndodhur edhe në seancën e kaluar ku u debatua në lidhje me audio-incizimet e saj me Milan Radoiçiqin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat