Bekë Berisha rrëfen për herë të parë aksidentin e rëndë

Lajme

Bekë Berisha rrëfen për herë të parë aksidentin e rëndë

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 20:23
Bekë Berisha

Deputeti Bekë Berisha ka rrëfyer për herë të parë aksidentin e rëndë që pësoi disa javë më parë, ku theu dorën.

Në një intervistë për emisionin Canapé, të realizuar nga gazetarja Shaha Thaçi, ai ka ndarë detaje të ngjarjes që e la me lëndime fizike, por fatmirësisht pa pasoja më të rënda.

Berisha tregoi se aksidenti ndodhi për shkak të një momenti pakujdesie, dhe për këtë arsye ai u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjeteve.

“Është shumë e rëndësishme që të vendosni rripin e sigurimit në çdo udhëtim. Një moment pakujdesie mund të ketë pasoja të mëdha,” tha ai, duke theksuar rëndësinë e sigurisë rrugore.

Për më shumë detaje mbi atë që rrëfeu deputeti, ndiqni intervistën e plotë në videon e mëposhtme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat