Petkoviq: Pa Asociacion, nuk mund të flasim për normalizim të marrëdhënieve dhe paqe

Lajme

Petkoviq: Pa Asociacion, nuk mund të flasim për normalizim të marrëdhënieve dhe paqe

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 14:14
Petar Petkoviq

Drejtori i  së ashtuquajturës Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se Beogradi është gjithmonë i përkushtuar për dialog kompromis, sepse kështu sipas tij mund të ruhet paqja dhe stabiliteti në Kosovë.

Ndërsa në anën tjetër thekson se “Prishtina, e udhëhequr nga Albin Kurti, është ajo që po bën lëvizje të përshkallëzuara në terren, për të dëbuar popullin serb”.

Petkoviq tha se nuk mund të presë asgjë nga raundi i ardhshëm i dialogut, sepse është mësuar nga përvoja e negociatave dhe takimeve të mëparshme.

“Nuk e kemi problem të takohemi, të flasim drejtpërdrejt me Prishtinën, prandaj jemi në Bruksel. Problemi është gjithmonë që Prishtina të ulet dhe të bisedojë me Beogradin, të bisedojë për Asociacionin dhe përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të dakorduara më parë që kemi nënshkruar dhe negociuar. Ne kemi 11 vjet që presim formimin e Asociacionit dhe gjithçka që po ndodh, përfshirë edhe shtypjen dhe lëvizjet përshkallëzuese të bëra dita-ditës nga Prishtina dhe Aljbin Kurti, kanë për qëllim dëbimin e popullit serb nga Kosova dhe Kosova”.

Petkoviq thekson se nëse nuk ka Asociacion, Serbia nuk mund të flet për normalizim të marrëdhënieve dhe paqe, për të cilat serbët në Kosovë kanë shumë nevojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat