Vuçiq vazhdon të ëndërrojë, ja çka thotë për Kosovën

Lajme

Vuçiq vazhdon të ëndërrojë, ja çka thotë për Kosovën

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 22:01
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, tha të hënën do të luftojë deri në momentin e fundit për Kosovën.

“Do të luftoj deri në momentin e fundit, përderisa të kem ndikim në Qeverinë në Serbi, për Kosovën, për zgjidhje kompromisi, e jo ato të imponuara 16 vjet më parë”.

Në një intervistë për RTS, ai theksoi se në Kosovë funksionojnë institucionet më të rëndësishme të shtetit serb, përkatësisht shëndetësia dhe arsimi.

Vuçiq përmendi lirimin kufitar për mallrat nga Serbia, duke thënë se është më mirë se sa ishte më parë, por është “larg të mirës”.

“Rekordi absolut në historinë e Serbisë është se sa investojmë në popullin tonë në Kosovë”, tha ai, duke bërë të ditur se pret që masat që ai ka propozuar për Kosovën të gjenden së shpejti në Kuvend, raporton Danas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat