Riad Domazeti tregon tre skenarët që po diskutohen pas sulmit terrorist në Ankara

Lajme

Riad Domazeti tregon tre skenarët që po diskutohen pas sulmit terrorist në Ankara

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 00:27
Riad Domazeti

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Riad Domazeti thotë se sulmi i sotëm në Anakara dallon prej sulmeve të mëparshme terroriste.

Domazeti ka dhënë detaje edhe për terroristët që kanë kryer sulmin, në të cilin mbetën të vrarë katër persona e dhjetëra të tjerë të plagosur.

“Ky sulm dallon prej sulmeve të mëparshme terroriste që jemi mësuar t’i shohim këtu. Sulmi ka pasur qëllim si target të sulmojë një kompani shtetërore TUSASh, e cila është një fabrikë e dizajnimit, thënë më shkurt zemra e inovacionit të Turqisë, pra qendër e teknologjisë dhe e zhvillimit. Është interesant, mënyra se si është bërë sulmi, pra ka dalluar nga sulmet e mëparshme terroriste. Terroristë kanë qenë tre persona, të trajnuar jashtëzakonisht mirë e të armatosur me një sasi tepër të madhe të armatimit , aq shumë sa edhe për një masakër edhe më të madhe. Për fat nuk ka shumë dëme, mirëpo mënyra se si ka ndodhur armatimi dhe profesionalizimi që kanë treguar ata shihet se ka qenë një sulm jashtëzakonisht mirë i planifikuar. Terroristët kanë ardhur nga Siria, të trajnuar mirë”, tha ai.

Ai ka thënë se pas sulmit terrorist në opinionin publik po diskutohen tre skenarë pse ka mundur të ndodhë.

Ai ka thënë se i pari ka të bëjë me një mesazh dërguar industrisë së prodhimit të armëve të Turqisë, i dyti sipas tij është ai me zhvillimet gjeo-politike dhe ai me çështjet e brendshme të Turqisë, me theks me kurdët.

“Në opinionin turk qëndrojnë tri pika mesazhi që i është dhënë industrisë së prodhimit të armëve të Turqisë. E dyta në lidhje me manovrat gjeo -politike të Turqisë, që është një mesazh i qartë që vendet i kanë dhënë Turqisë të mos avancojë raportet me shtetet e BRISC apo të anëtarësohet. Dhe e treta lidhet me zhvillimet e brendshme të Turqisë që ka të bëjë me pjesën kurde”, deklaroi ai.

Domazeti nuk e ka përjashtuar mundësinë që sulmi të jetë i lidhur edhe me zhvillimet në Lindjen e Mesme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat