Vulin “shokon”: Vuçiq mund ta kishte njohur Kosovën para 2 vitesh

Lajme

Vulin “shokon”: Vuçiq mund ta kishte njohur Kosovën para 2 vitesh

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 22:41
Aleksandër Vulin

Zëvendëskryeministri serb, Aleksandër Vulin, tha se vendi i tij nuk do ta mashtrojë Bashkimin Europian se do njohë Kosovën për t’u anëtarësuar në Union.

“Ne nuk e njohim Kosovën dhe nuk do të vendosim sanksione ndaj Federatës Ruse. Presidenti Vuçiw mund ta kishte bërë këtë dy vjet më parë dhe ai do të ishte një hero”, tha Vulin duke folur për mediat ruse në samitin e BRICS në Kazan.

Ai i quajti politikanët europiane të korruptuar dhe egoist, ndërsa pretendon se po kërkon që t’i bëjë ta kërkojnë vetë njohjen e Kosovës në këmbim të pranimit në BE.

“Besoj se Bashkimi Europian nuk na do si një Serbi ortodokse dhe të lirë”, tha mes tjerash Vulin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat