Policia gjen dhe sekuestron armë pa leje në Zveçan

Lajme

Policia gjen dhe sekuestron armë pa leje në Zveçan

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 12:03
Ilustrim

Policia njofton se pas pranimit të informatës se i dyshuari në fshatin Grabovc të Zveçanit posedon armë pa leje, njësitë policore kanë bërë kontrollin e shtëpisë së të dyshuarit.

Aty kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me pesë fishekë si dhe një pushkë me gjashtë fishekë.

Pas përfundimit të kontrollit të shtëpisë, i dyshuari është arrestuar.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat