Ky është polici në Pejë që u arrestua për ngacmim seksual

Lajme

Ky është polici në Pejë që u arrestua për ngacmim seksual

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 13:39
Ilustrim

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar mbrëmë një zyrtar policor në Pejë me dyshimin se ai kishte kryer veprën penale të ngacmimit seksual.

Si pjesë e procedurave administrative për zyrtarin e dyshuar IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e tij.

Zyrtari policor i arrestuar për ngacmim seksual është Avdyl Morina i lindur në vitin 1978.

Morina punontet si zyrtar policor i trafikut rajonal.

Në këto momente siç merr vesh Indeksonline po behet kërkesa per paraburgim ndaj zyrtarit policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat