“S’du me vdek me emra arab, do e ndërroj emrin, nga Ahmet në Shqiptar Shaljani”

Lajme

“S’du me vdek me emra arab, do e ndërroj emrin, nga Ahmet në Shqiptar Shaljani”

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 11:50
Ahmet Musa

Në emisionit “Dita e re” u diskutua lidhur me faktin se a duhet të hapet Katedralja në Bajgorë?

Të ftuar në studio janë Abdullah Klinaku nga Demokracia Konservatore dhe profesori, Ahmet Musa.

Profesori Ahmet Musa, i cili është edhe iniciator i kësaj nisme ka thënë se do ta ndërrojë emrin nga Ahmet në “Shqiptar Shaljani”.

Ai ka thënë se është jo etike me fol se a je mysliman apo katolik, “a je shqiptarë, po kjo është me rëndësi” ka thënë ai.

“Unë kam vendosur që na emri Ahmet që ja kanë qitë një “t” sepse këta e urrejnë fort sepse e ka formën e kryqit, unë do të jem Shqiptar Shaljani. Unë e kam emrin Ahmet Musa, unë kom vendosur dhe është vetëm çështje procedure, nuk du me vdek me emër arab du me vdek si shqiptarë se qashtu me ka lindur nëna”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat