Rast tragjik në Pejë: Gjendet pa shenja jete i riu që po kërkohej qe disa ditë

Lajme

Rast tragjik në Pejë: Gjendet pa shenja jete i riu që po kërkohej qe disa ditë

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 20:56
Laurant Podrimqaku

Djali 27-vjeçar i familjes Podrimqaku nga Vitomirica e Pejës, Lauranti që u largua e po kërkohej qe disa ditë, u gjet pa shenja jete gjatë ditës së sotme. Ky rast tronditi gjithë familjen, që s’dinin gjë për fatin e tij, nga mesdita e së shtunës.

I riu është gjetur i vdekur sot dhe sipas informacioneve të para, dyshohet se i ka dhënë fund jetës.

Viktima, djali i një zyrtari të SHKK-së dhe vëllai i një zyrtari policor, ishte larguar nga shtëpia të shtunën pasi ishte kthyer nga Hungaria.

Për rastin është raportuar gjatë ditës së djeshme, pasi Policia nisi hetimin, kur babai i viktimës raportoi për dyshimet se i biri ia kishte marrë armën zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat