Parashikimi i motit për ditën e sotme

Lajme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 07:27
Foto ilustrim

Pas mjegullës orëve të mëngjesit, të mërkurën gjatë ditës mbi vend parashihet të mbajë mot kryesisht me kthjellime e diell. Temperaturat minimale zbresin në 4C e 7C, e maksimalet shkojnë në 17C e 19C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriore e verilindore 4-8m/s.

Vranësira kalojnë mbi vend nga dita e enjtë, por se gjatë ditës nuk mungojnë intervale me diell. Herë herë me dendësim të vransirave shfaqen kushte për ndonjë rigë shiu.

Mëngjeseve përgjatë ultësirave pritet formim i shtresave të mjegullës apo vransirave të ulëta, që më pas largohen. Temperaturat me tendencë të rënies deri të premtën në 15C.

Të shtunën më pas shënojnë një rritje të përkohshme në 18C, para se shtrirja e një fronti të ftohtë ditën e diel të sjell më shumë vransira dhe rënie më të theksuar të temperaturës në 10C e 12C.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat