Kërstiq me keqardhje: 90% e votave të serbëve do të shkojnë për Listën Serbe

Lajme

Kërstiq me keqardhje: 90% e votave të serbëve do të shkojnë për Listën Serbe

Më: 31 tetor 2024 Në ora: 00:24
Branislav Kërstiq

Gazetari serb, Branislav Kërstiq, ka thënë se është i bindur se dhe në zgjedhjet e 9 shkurtit partia Lista Serbe do të marrë 90 për qind të votave nga serbët e Kosovës. 

Kërstiq tutje tha se për vite me radhë serbët nga veriu i vendit por edhe në të gjithë Kosovën janë nën kontrollin e Beogradit zyrtarë.

“Më vjen keq, por për 12 vite me radhë serbët në të gjithë Kosovën janë nën manipulime dhe nën kontrollin e Beogradit dhe kam një shqetësim tepër serioz që janë një lloj tash i komunitetit rezhimor i Beogradit që do të kemi edhe në zgjedhjet e ardhshme një proces abnormal i madh për atë subjekt politik që do Aleksandar Vuçiq.

Jam simpatizues i partisë së Arsenijeviq por me vjenë keq por 90 për qind do të shkojnë votat për Listën Serbe. Serbët janë dy hapa para një momenti kur Beogradi duhet të heq dorë jo vetëm nga Kosova por edhe nga kontrolli i serbëve në Kosovë”, ka thënë Kërstiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat