Këta janë 6 fajdexhinjtë e arrestuar në aksionin “Milioni” në rajonin e Prizrenit

Lajme

Këta janë 6 fajdexhinjtë e arrestuar në aksionin “Milioni” në rajonin e Prizrenit

Më: 31 tetor 2024 Në ora: 18:44
Ilustrim

Gazeta raportoi ekskluzivisht sot për një aksion të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, të zhvilluar në rajonin e Prizrenit, ku cak ishin personat e përfshirë në veprimtarinë e kundërligjshme të fajdes. Gjashtë të dyshuar përfunduan në pranga pas bastisjeve të kryera në Prizren e Suharekë.

Emrat e gjashtë të arrestuarve, të cilët janë: Lulzim Ahmetaj, Xhevdet Kokollari, Leotrim Muçaj, Kujtim Kabashi, Bekim Kabashi dhe Durim Gashi.

Gjashtë të dyshuarit përfunduan në prangat e Policisë dhe të njëjtit dyshohen për fajde, veprimtari kjo që dyshohet se e kanë kryer për një periudhë të caktuar.

Lajmi u konfirmua edhe nga Prokuroria, me ç’rast janë bërë të ditura detaje të reja – si dhe janë publikuar pamjet nga aksioni i koduar si ‘Milioni’.

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit kanë arritur të përfitojnë kundërligjshëm shuma të mëdha të parave si dhe prona, vlera e të cilave kalon shumën mbi 1 milion euro.

Po ashtu, janë sekuestruar njësi banesore, lokale, vetura, armë, kontrata e prova tjera materiale.

“Gjatë zbatimit të operacionit policor, është realizuar urdhër-kontrolli i gjykatës, ku në vendbanimet e personave të dyshuar janë sekuestruar: 20 njësi banesore dhe lokale afariste, 5 automjete, 5 armë dhe municion të kalibrit të ndryshëm, dokumentacione, si: kontrata, para-kontrata, para të gatshme, prova digjitale, si dhe janë bllokuar llogaritë bankare të personave të dyshuar.

Të dyshuarit në këtë rast, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë, kanë kontraktuar shuma dukshëm joproporcionale të pasurisë, në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës.

Të dyshuarit kanë arritur të përfitojnë në mënyrë të kundërligjshme nga viktima shuma të mëdha të parave si dhe prona të paluajtshme dhe të luajtshme si formë e interesit nga veprimtaria e fajdesë, vlera e të cilave kalon shumën mbi 1 milion euro.

Të dyshuarit pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit nga PTh- Prizren, ndalohen për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat